“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Prideni nisën ditën e sotme një cikël bashkëbisedimesh me fokus Evropën, me studentë dhe pedagogë të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë. Fokusi i këtij turi që do të vijojë në të gjithë Shqipërinë është dialogu për procesin e integrimit dhe për të ardhmen e përbashkët evropiane nën titullin: “BE dhe Ti – Evropa fillon këtu”. Sipas Ministrit Hoxha, ky lloj dialogu ka një rëndësi të veçantë sepse “teksa takimet zhvillohen më së shumti në Bruksel, reformat realizohen këtu, në Shqipëri”. “Monitorimi kryhet atje, por ndikimi ndihet këtu; disa nga vendimet më të rëndësishme merren atje, por rezultatet mbeten këtu, tek qytetarët tanë”, tha Ministri...