“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Analisti Albatros Rexhaj, i ftuar në studion e emisionit “Off the Record” nga Andrea Danglli, foli mbi përplasjet e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve të drejtësisë. Diskutimi u përqendrua te kufijtë kushtetues dhe proceduralë të prokurorisë, si edhe te mundësia teorike e pezullimit të një kryeministri nga detyra në kuadër të një hetimi penal. Rexhaj mbajti një qëndrim të prerë, duke e cilësuar një skenar të tillë si të papranueshëm dhe jashtë standardeve institucionale. “Ku mund të ketë të drejtë një prokuror të pezullojë kryeministrin? Është puç, është grusht shteti,” u shpreh ai gjatë debatit. Sipas analistit, ndonëse ngritja e një aktakuze është një procedurë e parashikuar nga ligji dhe mund të zbatohet ndaj çdo funksionari të lartë, përfshirë kryeministrin apo presidentin, pezullimi nga...