Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas akuzave të kryetarit të partisë, Sali Berisha, i cili pretendoi se është i “pa denjë” për forcën politike dhe lidhjet e tij me eksponentë të krimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji mohoi kategorikisht çdo vetëpërjashtim dhe theksoi se ka qenë gjithmonë pjesë aktive e Partisë Demokratike, me kontribut dhe sakrifica që përfshijnë edhe përballje me drejtësinë. Reagimi i plotë i Salianjit: Kush ka lidhje dhe me kë do kemi kohë e do i qartesojmë, por pyetjet mbeten; a do të ketë garë të hapur? A do të ketë votë të lirë për demokratët? Si do fitojë Partia Demokratike? Kur? A mbahet përgjegjesi për rezultatet dhe premtimet? A mundet një kandidat të përjashtojë kandidatin tjetër? Se...