Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës para kryeministrisë, ja kush e shoqëron

Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës para kryeministrisë, ja kush e shoqëron

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka qenë sot i pranishëm në protestën e opozitës para kryeministrisë. Demokrati është i shoqëruar nga disa mbështetës të tij. Pranë Salianjit qëndrojnë Orest Berberi, Arbër Kola, Valbona Mëhilli dhe Ilir Vrenozi, por edhe persona të tjerë që mbështesin kauzën e tij. Prej disa muajsh mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës ka një krisje të marrëdhënieve të tyre politike. Salianji organizon herë pas here takime me demokratët, ku kritikon lidershipin e PD. Ndërsa kreu i PD, Sali Berisha thotë se Salianji është vetëpërjashtuar nga partia.