“Ervin Agasi ia mbathi…”, Berisha: Banorët e Roskovecit t’i heqin mandatin Zegjine Caushit, është “kone” e Lubisë

“Ervin Agasi ia mbathi…”, Berisha: Banorët e Roskovecit t’i heqin mandatin Zegjine Caushit, është “kone” e Lubisë

Seanca plenare në Kuvend është ndërprerë pas tensioneve mes mazhorancës dhe opozitës, teksa kreu i PD, Sali Berisha ka bllokuar foltoren. Në një lidhje live në llogarinë e tij personale në Facebook nga salla e Kuvendit, Berisha u shpreh se deputetes Zegjine Caushi nuk i përgjigjet pasi e ka konsideruar si “kone e Belinda Ballukut”. “Nuk ia përgjigjem asaj se është konia e Lubisë, ftoj qytetarët t’ia heqin mandatin. Po mbron Lubi Balluku. Kurse Ervin Agasi ku është ai, iku ia mbathi…”, tha ai.