Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë emërimesh dhe lirimesh nga detyra në institucionet shtetërore, gjatë mbledhjes së sotme, të datës 21 janar 2026. Vendimet u bënë publike nga Agjencia për Media dhe Informim, e cila njoftoi se njëherësh u miratuan edhe emërime dhe lirime nga detyra të disa funksionarëve në institucione shtetërore. Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë, Erlind Sulo është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, duke iu bashkuar ekipit drejtues të këtij dikasteri. Ndërkohë, qeveria ka vendosur edhe lirimin nga detyra të drejtorit të Bibliotekës Kombëtare. Sipas vendimit, Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet apo pasardhësin e tij. Ndryshime janë miratuar edhe në nivel prefekturash. Këshilli i Ministrave ka vendosur që Emiljan...