Ëngjëll Agaçi largohet nga detyra si Sekretar i Këshillit të Ministrave, ja kush e zëvendëson
Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është larguar nga detyra pas plot 13 vitesh. Në mbledhjen e sotme informale të ministrave, është komunikuar se për arsye shëndetësore Engjëll Agaçi tërhiqet nga posti si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Agaçi ka pasur telashe me drejtësinë edhe është thirrur në SPAK për disa çështje. Pasuesja e tij në këtë post të rëndësishëm është Elsonida Rama, e cila aktualisht mban pozicionin e drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe është përfshirë në grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal. Më herët, Rama ka punuar gjithashtu në Kryeministri te drejtoria Juridike. Prezantimi i saj para ministrave është bërë në mbledhjen e sotme.
Burimi:
javanews.al