EMRI/ KPA konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi këtë të enjte me shumicë votash pushimin e shqyrtimit të çështjes ndaj prokurorit të Tiranës, Enklid Gjini. Më këtë vendim, KPA la në fuqi vendimin e konfirmimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë. “Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi: Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 45, datë 12.10.2023, për ankimin e Komisionerit...
Burimi:
sot.com.al