“Emëron drejtorë dhe zëvendësministra”, Bardhi reagon ashpër: Balluku ndërton shtet paralel për të penguar drejtësinë
Me një reagim të ditës së sotme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi Belinda Balluku se ndërton një shtet paralel për të penguar drejtësinë pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe hapjen e rrugës për arrestimin e saj. E pas këtij reagimi, ka ardhur emërimi i radhës nga Balluku në drejtimin e institucioneve që ajo drejton. Ditën e sotme Balluku ka larguar Artan Shkrelin nga detyra në krye të Institutit të Ndërtimit dhe në vend të tij është emëruar Persida Shkrepa. Dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë zëvendësja e Edi Ramësn, Belinda Balluku, e cila i ka uruar suksese në këtë detyrë dhe sfidë të re. Persida Shkrepa ka qenë një nga kandidatet e reja për deputete...
Burimi:
sot.com.al