“Ekonomia në 2025 u rrit me 3.8%”, Ibrahimaj: Më e lartë krahasur me mesataren e Bashkimit Evropian

“Ekonomia në 2025 u rrit me 3.8%”, Ibrahimaj: Më e lartë krahasur me mesataren e Bashkimit Evropian

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për shtyp deklaroi se ekonomia shqiptare ka shënuar rritje prej 3.8% në tremujorin e fundit të vitit 2025, duke tejkaluar mesataren e Bashkimit Evropian prej 1.4% dhe atë të vendeve të Ballkanit Perëndimor prej 3%. Ibrahimaj: Dje janë publikuar shifrat zyrtare për rritjen ekonomike për tremujorin e fundit të vitit 2025. Për tremujorin e fundit të viti rritja ekonomike ishte 3.8 %, një rritje më e lartë krahasur me mesataren e Bashkimit Evropian e cila ishte 1.4% dhe më e lartë se sa mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila rezultoi të ishte 3%. Ibrahimaj theksoi se rritja ekonomike është nxitur kryesisht nga sektori i shërbimeve, ndërsa kontributin më të madh pozitiv e ka...