‘Edi Rama, o hajdut’/ Lapaj protestë: Koha e frikës në këtë vend duhet të marrë fund

‘Edi Rama, o hajdut’/ Lapaj protestë: Koha e frikës në këtë vend duhet të marrë fund

Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë, e cila ka hyrë në javën e saj të pestë, merr një dimension të ri pas vendimit të Prokurorisë, që e cilësoi atë si një të drejtë legjitime. Aktivisti dhe kreu i ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, një nga figurat kryesore të kësaj rezistence, në një intervistë televizive tha se ky vendim jo vetëm që konfirmon ligjshmërinë e protestës, por gjithashtu detyroi autoritetet të kthenin materialet e sekuestruara, përfshirë karriget, të cilat ishin konsideruar “armë krimi”. Në një kthesë ironike, Lapaj bëri të ditur se është kallëzuar për tre vepra penale, ku më e veçanta është ajo e “pushtimit të tokës”. “Nuk e kuptoj dot çfarë republike e mbaruar është kjo që ia pushtojnë tokën njerëzit me karrige,” u shpreh ai...