Edi Rama nuk mund të sillet si kujdestari i Drejtësisë

Edi Rama nuk mund të sillet si kujdestari i Drejtësisë

Nga Genc Burimi/ Paralelisht me debatet e ashpra në Parlament, shqiptarët panë një tjetër “live” surrealist: Edi Rama, jo si Kryeministër, por si një figurë qendrore në krye të një tryeze të madhe katrore, përballë përfaqësuesve më të lartë të sistemit të drejtësisë. Skena që u transmetua publikisht krijoi përshtypjen e një raporti të pabarabartë mes Ekzekutivit dhe Drejtësisë. Kryeministri u shpreh se do të ndërtonte një godinë për “Polin e Drejtësisë” në Tiranë, por jo para pesë vitesh, duke shtuar gjithashtu se nuk duhet të kërkohen fonde shtesë për rritje pagash apo rekrutime të reja në sistem. Këto deklarata u perceptuan si kushtëzuese, sikur financimi i drejtësisë të ishte një akt vullneti personal dhe jo detyrim institucional i shtetit. Në një moment, Rama tregoi...