“E vërteta ka kosto”/ Shehaj: Lapaj ka marrë para nga krimi i organizuar! Shkoi në gjykatë për të marrë një certifikatë pastërtie

“E vërteta ka kosto”/ Shehaj: Lapaj ka marrë para nga krimi i organizuar! Shkoi në gjykatë për të marrë një certifikatë pastërtie

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj komentoi vendimin e dhënë sot nga GJKKO, e cila rrëzoi akuzën për shpifje për të kundrejt Adriatik Lapajt, por i vendosi një gjobë për fyerje. Në një intervistë për News 24, Shehaj theksoi se Lapaj e dërgoi në gjykatë se kërkonte që të merrte një “çertifikatë pastërtie” në lidhje me akuzat e ngritura se ka marrë para nga krimi. Deputeti u shpreh se nuk mund të heshte për Lapajn, ndërsa ky i fundit gënjeu qytetarët duke e shitur veten si të papërlyer. Ai shtoi se do ta paguajë gjobën për fyerje, por shtoi se kjo akuzë se ka fyer Lapajn është qesharake. “Unë vendosa të them të vërtetën dhe për këtë arsye Lapaj më akuzoi për shpifje sot gjykata...