E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike (Emri)
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale pas ndarjes nga jeta të Tomor Dostit, duke e përkujtuar me nderim dhe mirënjohje për kontributin e tij në kauzën demokratike. Shkrimi i plotë: Nderim për Tomor Dostin. Të dashur miq, Tomor Dosti mbylli sytë përgjithmonë. Pasardhës i njërës prej familjeve më të shquara të Shqipërisë, bir i Hasan Dostit, intelektualit dhe atdhetarit të shquar, Kryetarit të Komitetit të Shpëtimit Kombëtar të Mukjes dhe drejtues kryesor i Ballit Kombëtar. Tomor Dosti që nga fëmijëria e tij përjetoi kalvarin e egër të luftës së klasave, përsekutimin, burgosjen dhe internimin në burgjet dhe kampet e diktaturës komuniste. Tomori mbështeti që në fillim përmbysjen e diktaturës komuniste dhe vendosjen e pluralizmit. Pas themelimit të Partisë Demokratike ai...
Burimi:
sot.com.al