E sulmoi në Elbasan/ Alizoti-Ramës: Fundi yt nuk do të jetë politik, po afron dita e llogaridhënies

E sulmoi në Elbasan/ Alizoti-Ramës: Fundi yt nuk do të jetë politik, po afron dita e llogaridhënies

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, ka reaguar ashpër pas përmendjes së emrit të tij nga kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit të organizuar për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Elbasan. Përmes një reagimi në Facebook, Alizoti akuzoi Ramën për arrogancë politike dhe përpjekje për ta identifikuar fatin e tij politik me fatin e vendit. Në reagimin e tij, deputeti demokrat u shpreh se zhvillimet dhe protestat e ditëve të fundit janë pasojë e drejtpërdrejtë e qeverisjes së kryeministrit, ndërsa vlerësoi protestuesit që, sipas tij, po kundërshtojnë modelin aktual të qeverisjes. Alizoti theksoi se Shqipëria po përjeton një moment të rëndësishëm politik dhe se qytetarët po shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj pushtetit në rrugë dhe sheshe. Postimi i plotë: Që e ke...