E Ngarkuara me Punë e SHBA takohet me kryeprokurorin e SPAK, VanHorn riktheson mbështetje: Do përballemi me kartelet..
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me kreun e SPAK, Klodjan Braho në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme. VanHorn përcolli edhe një herë në SPAK mesazhet e sekretarit të shtetit Marko Rubio, se prioriteti amerikane mbetet lufta ndaj karteleve të drogës dhe krimit të organizuar. Van Horn shprehu mbështetje në punën e ardhshme të SPAK por edhe për BKH-në dhe kreun e ri të tij Joni Ketën. E Ngarkuar e SHBA pati gjithashtu takim me ish-kryeprokurorin Altin Dumani dhe me prokurorë të tjerë. Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë: E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve...
Burimi:
sot.com.al