“E kam fituar përjetë lirinë”/ Rama telefonatë me Thaçin në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

“E kam fituar përjetë lirinë”/ Rama telefonatë me Thaçin në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke i uruar 18 vjetorin e Pavarësisë së shtetit të Kosovës. Në videon e publikuar në Facebook, dëgjohet teksa Rama i uron Pavarësinë  e Kosovës, Hashim Thaçit, ndërsa ky i fundit ndodhet në Hagë aty ku prej 5 vitesh mbahet i burgosur. Postimi i Ramës: 🇦🇱Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!”🇽🇰 Në bisedë Rama i shpreh keqardhje Thaçit që nuk mund të...