‘E gjithë Shqipëria në Tiranë’, Berisha njofton datën e protestës së re kombëtare
Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot datën e një protestës së re kombëtare, duke thirrur qytetarët nga e gjithë Shqipëria që të bashkohen në Tiranë. Berisha deklaroi se protesta do të zhvillohet më 17 prill dhe shtoi se qeveria në krye me Edi Ramën ka vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë. “Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë. Më datën 17 prill Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Nuk do gjesh paqe dhe stabilitet kurrë për ty dhe organizatën tënde të Ballukëve kriminelë dhe kartelëve të drogës në Shqipëri. Opozita qëndron më fuqishme se kurrë në misionin e saj,” u shpreh Berisha.
Burimi:
sot.com.al