E dërguara e SHBA takon ministrat e rinj të kabinetit: Në fokus eleminimi i karteleve dhe krimit të organizuar
Nancy VanHorn dhe Albana Koçiu TIRANË-E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Shqipëri, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me ministrat e rinj të kabinetit qeveritar: Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili. Në njoftimin zyrtar nga Ambasada Amerikane në Tiranë thuhet se gjatë takimit VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Trump: eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që...
Burimi:
zeri.ai