Dylgjeri ironizon Baton Haxhiun: Ikën 1.1 milion shqiptarë, erdhi vetëm Batoni, që vijon të vjelë para
Publicisti Ylli Dylgjeri ka reaguar me ironi në rrjetet sociale ndaj analistit Baton Haxhiu, duke e lidhur emigracionin masiv nga Shqipëria me përfitimet e një rrethi të caktuar individësh rreth Edi Ramës, ndër ta edhe analisti në fjalë. Në një postim në Facebook, Dylgjeri shkruan se gjatë këtyre viteve nga Shqipëria kanë ikur rreth 1.1 milion shqiptarë, ndërsa i vetmi që “ka ardhur” ka qenë Baton Haxhiu. Ai shton se, ndërkohë që shqiptarët vazhdojnë të largohen nga vendi, “Batoni & co” vijojnë të përfitojnë financiarisht. Postimi i Dylgjerit: Nga Shqipëria këto vite kanë ikur 1.1 milion shqiptar! Ka ardhur vetëm Baton Haxhiu. Ndërkohë shqiptarët vazhdojnë të ikin. Batoni & co vazhdon të vjelë para.
Burimi:
syri.net