Dy skenarët për Rrogozhinën, bashkia shkon në zgjedhje të parakohshme ose komandohet një nga nënkryetarët

Dy skenarët për Rrogozhinën, bashkia shkon në zgjedhje të parakohshme ose komandohet një nga nënkryetarët

Dënimi i Edison Memollës me një vit burg nga Gjykata e Posaçme ka bërë që Rrogozhina të mbetet pa kryetar bashkie. Kjo bashki e qarkut të Tiranës tashmë duhet të zhvillojë sërish votime për të zgjedhurin vendor, ndërsa Prefekti i Tiranës duhet të çojë vakancën pranë Këshillit të Ministrave. Do të jetë qeveria ajo që do të njoftojë Presidentin e vendit për mungesën e kryebashkiakut, teksa kreu i shtetit ka kohë 48 orë për të dekretuar datën e zgjedhjeve të reja. Këto zgjedhje duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më larg se 45 ditë që nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit të kryebashkiakut. Megjithatë, një skenar tjetër mbetet edhe ai i kryetarit të komanduar. Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës,...