Dy interpelanca me ministren Kumbaro, seancë pyetje–përgjigje me ministren Sala/ Nis seanca plenare

Dy interpelanca me ministren Kumbaro, seancë pyetje–përgjigje me ministren Sala/ Nis seanca plenare

Ka nisur seanca e radhës plenare në Kuvend. Në Rendin e Ditës parashikohet të mbahen dy interpelanca me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, njëra e thirrur nga deputetja Erisa Xhixho dhe tjetra nga deputeti Erald Kapri. Ndërkohë pritet të mbahet edhe një seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erion Braçe. Projektligjet që pritet të kalojnë për votim në Kuvend ditën e sotme janë ai “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, “Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën Shqipërisë”, Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”. Sot pritet...