Durana Tech Park/ Ibrahimaj: Sjell transformim ekonomik të vendit përmes inovacionit dhe teknologjisë

Durana Tech Park/ Ibrahimaj: Sjell transformim ekonomik të vendit përmes inovacionit dhe teknologjisë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë këtë të enjte në workshop-in konsultativ të zhvilluar me rezidentët e “Durana Tech Park” dhe përfaqësues të institucioneve të zhvillimit territorial, në kuadër të fazës së re të zhvillimit të parkut teknologjik. Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj theksoi se “Durana Tech Park” është në qendër të vizionit të qeverisë për transformimin ekonomik të vendit përmes inovacionit, teknologjisë dhe mbështetjes së startup-eve. Ajo nënvizoi se parku tashmë ka hyrë në një fazë tranzitore, duke kaluar nga modeli virtual drejt ndërtimit të infrastrukturës fizike, e cila do të krijojë kushte optimale për zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve me vlerë të shtuar. Ministrja theksoi se ekonomia shqiptare ndodhet në një moment kyç, ku prioritet është rritja e konkurrueshmërisë,...