“Duartrokitje e mallëngjim, delinkuentja Lubi doli…”/ Berisha: Të bëhemi bashkë! Rama duhet larguar, është rrezik …
Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale. “Lubi Balluku mblodhi ministrinë dhe me duartrokitje e mallëngjime doli para tyre si heroinë e jo delinkuente e zezë që është. Sfidën që u bëri shqiptarëve që po bëhet shkak për rrënimin e të ardhmes së shqiptarëve, e patë si me tekstin e përgatitur nga Rama thoshte se nuk ka kryer asnjë vepër veç sukseseve të mëdha dhe nuk ka bërë korrupsion. Këto janë zhvillime dramatike. Kushtrim për të gjithë qytetarët të bashkohemi për largimin sa më parë të Ramës si një rrezik kombëtar”, tha ai.
Burimi:
sot.com.al