“Drithërohen për kokën e Mamicës”, satira e Gjekmarkajt për ndryshimet në qeveri dhe ‘sjelljet’ e demokratëve: Niko mori ftohmë të fortë në Berlin, Nallbati s’ka lënë as nishan
Bravo i qoftë! Hajër ishallah. Tezja ndenji ndenji, e filloi zonjë e pleqëroi në karrige, po ama një thagmë ja la amanet kësaj toke: “ne jemi të përkohshëm, Babua është i përjetshëm”! …dhe e tha në mëngjes pa rrekëllyer putiret një pas një, që i ngrohin xhanë e ndezin gjakun, vitet e fundit! Teze qerratesha ja di kimene llafit, di ta vërtisë sheriannë! Meqenëse Mamica kapi majën me Skënderbenë, duke shtryllur historinë si limon e ndjekur nga Ekonomi, që pushtoi një zabel kur tha Babua është marka e vatanit, Helidona Bilali një kodër me vjedhjen e Zeusit nga mitologjia, Tezja bëri thesar nga kjo eksperiencë e luajti me përjetësinë dhe përkohësinë si koncepte, sa filozofike aq të prekshme, duke i rrëmbyer Tonit mistikën biblike dhe...
Burimi:
top-channel.tv