Drejtoria e Burgjeve: Erion Veliaj mashtron. Refuzoi të dilte nga qelia, jo se u vonua makina për ta çuar në gjyq

Drejtoria e Burgjeve: Erion Veliaj mashtron. Refuzoi të dilte nga qelia, jo se u vonua makina për ta çuar në gjyq

Seanca e radhës në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj, për kalimin ose për gjykim të çështjes, është shtyrë për në datën 19 janar dhe shkak sipas Veliajt është bërë mos shoqërimi i tij nga qendra e paraburgimit në Durrës. Nisur nga ky pretendim, Drejtoria e Burgjeve ka reaguar teksa rrëzon pretendimet e të paraburgosurit për korrupsion, fshehje dhe mosdeklarim pasurie, pastrim parashë, e një sërë akuzash të rënda penale. DEKLARATA E DREJTORISË SË BURGJEVE Në lidhje me reagimin e bërë në media nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se janë të pavërteta pretendimet lidhur me orarin e transferimit të shtetasit Erion Veliaj nga IEVP Durrës drejt Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë...