Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në prezantimin e ekipit të ri drejtues të Departamentit Brain Gain në PD, ku vlerësoi kontributin e këtij departamenti në një nga periudhat më të vështira të partisë. Berisha theksoi se Brain Gain, i drejtuar nga Andi Mustafaj, iu bashkua PD-së në momente kritike, duke u kthyer në një zë të fuqishëm për mbrojtjen e opozitës dhe trashëgimisë së partisë. “Ky departament i themeluar dhe i drejtuar nga zoti Andi Mustafaj dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë sallë, erdhi në PD në momentet më kritike të saj. Erdhi në PD si një kushtrim për t’i dalë zot një parimi themelor, një të drejte themelore për një komb të lirë, për të pasur opozitë. Erdhën pra në kohërat...