‘Drejtësia në dijeni’/ Kalaja nga SPAK: Irena Gjoka ka refuzuar në 3 raste deklarimin e dënimit në formularët e vetëdeklarimit

‘Drejtësia në dijeni’/ Kalaja nga SPAK: Irena Gjoka ka refuzuar në 3 raste deklarimin e dënimit në formularët e vetëdeklarimit

Avokatja Adriana Kalaja ka dhënë të tjera detaje nga skandali që ka përfshirë institucionet e drejtësisë në Shqipëri, në lidhje me rastin e gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, Maneku, Shpata, e cila rezulton tashmë edhe zyrtarisht sipas dokumentave greke, se është dënuar me burg në Greqi, si dhe është dëbuar prej shtetit fqinj. Në një deklaratë për mediat para SPAK, Kalaja theksoi se gjyqtarja Gjoka ka kryer shkelje të rënda ligjore dhe penale, pasi në 3 raste ka refuzuar deklarimin e dënimit të saj me burg në Greqi, në plotësimin e formularëve të vetëdeklarimit. Gjithashtu Kalaja u shpreh se ‘ky dokument autentik i dënimit të Irenës me disa mbiemra, e ka administruar edhe Prokuroria e Përgjithshme, edhe Ministria e Drejtësisë, edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor’....