“Drejtësi e munguar për 21 Janarin”/ Rama sulmon SPAK: Për disa vite bëri sikur kjo çështje nuk ekziston, ka ngritur akuza edhe me letra anonime

“Drejtësi e munguar për 21 Janarin”/ Rama sulmon SPAK: Për disa vite bëri sikur kjo çështje nuk ekziston, ka ngritur akuza edhe me letra anonime

Në konferencën e mbajtur para familjarëve të viktimave të 21 Janarit, kryeministri Edi Rama drejtoi gishtin nga SPAK, kur tha se për vite me radhë, “bëri sikur kjo çështje nuk ekziston”.  Teksa përsëriti se drejtësia ka munguar për atë që është cilësuar si krim shtetëror, Rama tha se prokurorët e SPAK-ut, paguhen më shumë sesa vetë Kryeministri dhe Presidenti. “Në emër të drejtësisë së barabartë për të gjithë, prej plot 6 vjetësh ne u bëjmë veç duvara dhe hosanara dhe u paguajmë rroga ku e ku më të larta sesa vetja dhe presidentit, pa llogaritur justifikimin e gabimeve të tyre, ndonjëherë shqetësuese”-tha Rama. “Pas disa orësh që turma e zvogëluar nisi të shpërndahej, tytat e pushkëve u drejtuan drejt trupave të protestuesve dhe morën 4...