‘Drejtësi dhe barazi në paga’, Xhixho: Mësuesit nuk mund të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë
Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se mësuesit nuk mund të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë dhe se padrejtësitë ndaj tyre duhet të korrigjohen menjëherë. Ajo theksoi se qeveria nuk mund të sillet si “hero” duke prezantuar zgjidhje që vetë e ka krijuar, pa kërkuar ndjesë dhe pa paguar diferencën e munguar për pagat e mësuesve për një vit e gjysmë. Duke theksuar rëndësinë e barazisë dhe drejtësisë në sistemin arsimor, Xhixho njoftoi depozitimin e një amendamenti në Kuvend, për të korrigjuar projektligjin aktual dhe për të siguruar që çdo mësues të marrë pagën e plotë që i takon sipas ligjit dhe Kushtetutës. Postimi i plotë: Mësuesit kanë 1 vit e gjysmë që...
Burimi:
syri.net