Drafti për referendumet/ Kaso: Kjo është iniciativë për ndryshime kushtetuese, po shmanget…

Drafti për referendumet/ Kaso: Kjo është iniciativë për ndryshime kushtetuese, po shmanget…

I ftuar në një studio televizive ka qenë eksperti ligjor Ivi Kaso i cili ka folur për draftin e ri për referendumet që po qarkullon në qarqet politike. Sipas tij, deri tani nuk ka një dokument zyrtar të dorëzuar në Kuvend, por fragmentet që janë bërë publike tregojnë për një ligj të detajuar, që i ngjan një “mini kodi elektoral”. “Deri më sot nuk ka një draft zyrtar të përcjellë për deputetët, por nga ajo që qarkullon duket një ligj shumë i detajuar, një mini kod elektoral që është përgatitur prej kohësh.”-tha Kaso. Kjo nismë vjen në një moment kur çështja e referendumeve është kthyer në një prioritet të ri politik për Kryeministrin Edi Rama, ndonëse më parë nuk ka qenë pjesë e axhendës urgjente...