Drafti i PS për referendumet, Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

Drafti i PS për referendumet, Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, prezantoi sot draftin e ligjit për referendumet. Nisma do t’i nënshtrohet konsultimeve me ekspertët dhe gjithashtu pritet të ketë bashkëpunimin e opozitës. Andon Kume, ekspert i çështjeve ligjore, shprehet se kuadri aktual i referendumit është jashtëzakonisht pengues dhe ka pamundësuar zhvillimin e këtyre proceseve. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Aleksandër Furxhi, ai tha se drafti i ri synon të krijojë një ligj më miqësor, duke mundësuar referendume kushtetuese, ligjore dhe lokale, ku qytetarët mund të shprehin drejtpërdrejt vullnetin e tyre. Një nga çështjet që mund të shtrohet në referendum është reduktimi i numrit të deputetëve në parlament, një nismë që sipas Kumes ka dakordësinë...