Drafti i PS për referendumet, Balla: Konsultime me ekspertë, bashkëpunim me opozitën për ligjin
Ashtu siç u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e 21 marsit, Partia Socialiste prezantoi draftin e ligjit për referendumet. Kryetari i grupit socialist Taulant Balla, deklaroi se dokumenti është gati për konsultim ndërsa shprehu dhe vullnetin e shumicës për të biseduar me opozitën. “Dua të them sot, gatishmërinë tonë të plotë, edhe nëse duan, ligjin për referendumet, jemi të gatshëm edhe t’i presim, por s’kanë për të ardhur kurrë”, tha Balla. Balla u ndal dhe te propozimi i kryeministrit Rama për uljen e numrit të deputetëve. Kjo sipas tij, mund të jetë cështje që mund të vendoset edhe me referendum. “Ndryshimi i numrit të deputetëve nuk është e kapitujve për anëtarësimin në BE unë jam mbështetës prej shumë vitesh i kësaj ideje. Nuk...
Burimi:
vizionplus.tv