Dosjet stok, Sadushi: Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi

Dosjet stok, Sadushi: Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka deklaruar se vonesat në dhënien e drejtësisë rrezikojnë të cenojnë besimin e qytetarëve dhe të kthehen në padrejtësi. Gjatë hapjes së Vitit Gjyqësor 2026, Sadushi nënvizoi se drejtësia nuk është vetëm vendimmarrje, por standard, orientim dhe përgjegjësi ndaj qytetarit. “Drejtësia nuk është vetëm vendimmarrje. Ajo është edhe standard dhe orientim për sistemin dhe shoqërinë. Prandaj, kjo sallë nuk i përket vetëm këtij institucioni. Në thelb ajo u përket qytetarëve, çdo individi që hyn këtu me shpresën se do të dëgjohet dhe do të trajtohet me dinjitet, barazi dhe paanësi. Kjo ditë nuk shënon vetëm nisjen e vitit gjyqësor, por themelimin e një tradite institucionale, që i jep drejtësisë një moment të përvitshëm reflektimi dhe përgjegjësie publike”, u...