Dosja Toyota Yaris/ Gjykata e Lartë prish vendimin për Aurel Zarkën, kthehet në Apelin e GJKKO për rigjykim
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Aurel Zarkën. Gjykata ka dërguar çështjen për rishqyrtim me trup tjetër gjykues. Vendimi i Apelit të Posaçëm ishte ankimuar nga SPAK dhe nga vetë i pandehuri. Zarka u akuzua në kryerjen e veprës penale të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris” dhe hetime të tjera.
Burimi:
sot.com.al