Dosja Meta për gjykim! Avokatët për aferën CEZ-DIA: Do publikojmë videon e një politikani që merr para
Kujtim Cakrani, Ilir Meta dhe Gylsen Zhllima TIRANË-Avokatët e ish-presidentit Ilir Meta nga një konferencë për shtyp, lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj kreut të PL, paraljamëruan publikimin e një materiali të ri që do të tregojë me emër dhe mbiemër një politikan që merr para në dorë, si pjesë e marrëveshjes shumë të diskutuar CEZ-DIA, duke theksuar se Meta nuk ka asnjë lidhje me këtë aferë. Avokatët Kujtim Cakrani dhe Gylsen Zhllima, pretendojnë se procesi gjyqësor ndaj Metës nuk bazohet në prova dhe fakte, por është një plan afatgjatë që ka si qëllim eliminimin politik të ish-presidentit, i cili ka nisur nga viti 2011-të, duke risjellë në vëmendje edhe një herë videon mes ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti dhe Zv. Kryeministrit Ilir Meta në atë kohë, ku bëhej fjalë...
Burimi:
zeri.ai