“Dorëzoni kapelet, kaloni në anën e qytetarëve”, protestuesit ftojnë efektivët
Protestuesit e opozitës, para godinës së Kryeministrisë, iu drejtuan policëve me thirrjen: “Dorëzoni kapelet, kaloni në anën e qytetarëve”. Sloganet u përsëritën disa herë ndërsa turma përpiqej të afrohej më pranë ndërtesës. Sakaq, policia mbajti linjat e saj, ndërsa tensioni mes forcave të rendit dhe protestuesve mbetet i pranishëm me forcat e rendit që kanë përdorur ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve.
Burimi:
ntv.al