Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Doni të fshini opozitën nga Kuvendi”, Bardhi tek “Etika”: Të shtyhet mbledhja
Gjatë mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, Gazment Bardhi propozoi shtyrjen e mbledhjes. Bardhi hodhi akuza ndaj mazhorancës duke thëne se ‘duan të fshinë opozitën nga Kuvendi’. “Secili deputet që ka firmosur për pezullimin e mandatit për 60 ditë, 30 ditë apo 10 ditë duhet të tregohen të përgjegjshëm. Të tregohen të përgjegjshëm dhe të paraqesin fakte. Të mos vijnë këtu dhe të akuzojnë me terma të Sigurimit të Shtetit. Na quajnë grupazh, kur në fakt gjykata e ka treguar se grup i strukturuar kriminal është qeveria e Edi Ramës. Këtu ju keni përfshirë deputetë që nuk kanë bërë asgjë në Kuvend, por keni dashur të fshini opozitën nga Kuvendi, sepse doni një Kuvend një partiak. Thojeni këtu, qëllim keni pasur pengesën tonë në Këshillin e...