“Do të shmanget Kuvendi”/ PD heq dorë nga skenari klasik, do të mblidhen para Kryeministrisë, pastaj…
Ndërkohë që ende PD nuk ka bërë të ditur skenarin e qartë se cili do të jetë skenari që do të udhëheqë protestën e sotme, ajo që dihet është se nuk do të ketë fjalime dhe për këtë arsye nuk është ngritur as podiumi si në protesta e mëparshme. Protesta do të jetë në formë marshimi. Protestuesit do të mblidhen fillimisht në sheshin para Kryeministrisë dhe do të marshojnë drejt institucioneve. Por paraprakisht konfirmohet se nuk do të ketë ndalesa pranë Kuvendit apo hedhje të mjeteve piroteknike. Kjo për të mbrojtur besimtarët që në atë kohë sapo kanë mbyllur agjërimin.
Burimi:
ntv.al