Do të presë rreth 800 nxënës, Rama ndan pamje nga rindërtimi i gjimnazit në Laknas

Do të presë rreth 800 nxënës, Rama ndan pamje nga rindërtimi i gjimnazit në Laknas

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes pamjet nga punimet për rindërtimin nga e para të gjimnazit “Sulejman Elezi” në fshatin Laknas të Kamzës, që do të mirëpresë rreth 800 nxënësve. “Mirëmëngjes, dhe me punimet që vijojnë në Laknas për ndërtimin nga e para të gjimnazit ‘Sulejman Elezi’, i cili do të mirëpresë mbi 800 nxënës në kushte dinjitoze, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama, krahas pamjeve të punimeve për rindërtimin e gjimnazit. Sjellim ndërmend se punimet për këtë kantier kanë nisur një vit më parë. Sipas qeverisë, gjimnazi i ri do të ketë: Klasa bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor, terrene sportive për aktivitete fizike, hapësira të gjelbra për shlodhje dhe mjedis më tërheqës, panele diellore për të garantuar energji...