“Do të ketë protesta të vazhdueshme”/ Deputetja e PD tregon prapaskenat e vendimit të Kuvendit

“Do të ketë protesta të vazhdueshme”/ Deputetja e PD tregon prapaskenat e vendimit të Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, reagoi sot për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, e cila duhej të diskutonte kërkesën e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Ajo akuzoi kryeministrin Rama se po përdor Kuvendin për të mbrojtur Ballukun dhe për të ruajtur pushtetin e tij, duke lejuar intimidimin e dëshmitarëve dhe shkatërrimin e provave që SPAK i ka evidentuar. Në një studio televizive Hoti tha se PD ka depozituar kallëzim për shfrytëzim detyre ndaj kryetarit të Kuvendit lidhur me shtyrjen e mbledhjes. Deputetja e PD-së paralajmëroi protesta të vazhdueshme nga qytetarët ndaj qeverisë dhe luksit të kryeministrit, duke nënvizuar se ende nuk është caktuar data, por aksioni do të përfshijë edhe ambientet pranë zyrës së Ramës. “Sot Këshilli i Mandateve u...