Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Do ta djegim Shqipërinë”, militanti i PD: Ishim më mirë në kohën e Enver Hoxhës. Punonim të gjithë…
Në nisje të protestës së sotme të opozitës, një pensionist ka shprehur revoltën e tij ndaj qeverisë, duke theksuar se protesta nuk ka si qëllim sulmin ndaj institucioneve, por dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në një lidhje me Ditarin e Pandi Gjatës në A2 CNN, ai tha se nëse Rama nuk dorëhiqet do të djegë Shqipërinë. “Kjo nuk është protestë me sulmuar institucionet. Institucionet janë të popullit. Godina është e popullit. Nuk është e Edi Ramës. Është në atë karrige atje prej 12 vjetësh. Atë karrige nuk e ka administruar sikur duhet me administruar siç kërkon populli. Ai duhet të lirojë vendin. Në qoftë se një njeri ka dy gram mend, ai duhet të lirojë vendin, të shkojë zgjedhje të parakohshme, ta fitojë kush do....