Do shokoheni/ Rexhaj: Rama i ka ok marrëdhëniet me Gjermaninë, do të jetë ‘masterclass’
Albatros Rexhaj komentoi lajmet e fundit ne media per tensione mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane teksa deklaroi se kryeministri Edi Rama ka arritur të rregullojë marrëdhëniet me Gjermaninë. Sipas Rexhajt, raportet nuk kanë qenë aq problematike sa janë paraqitur publikisht, por që gjithsesi Rama ka ndjekur një strategji të kujdesshme politike. “Rama është strateg. Ai bën tre hapa mbrapa, pastaj ecën para. I ka rregulluar marrëdhëniet me Gjermaninë dhe njerëzit do të shokohen. Do të jetë një masterclass i lëvizjes politike,” u shpreh Rexhaj. Deklarata e tij vjen në një moment kur në media janë diskutuar raportet mes qeverisë së Ramës dhe asaj gjermane, duke ngritur pikëpyetje për klimën e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Burimi:
ntv.al