“Do shikoni çudira”, deputeti socialist: Miqtë e mi ranë pre e algoritmit të protestës

“Do shikoni çudira”, deputeti socialist: Miqtë e mi ranë pre e algoritmit të protestës

“Mazhoranca ka reflektuar mbi protestën qytetare, por një pjesë e madhe e përhapjes së saj në rrjetet sociale është ndikuar nga algoritmet dhe promovimi i përmbajtjeve online”. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN deputeti socialist Erio Mile, sipas të cilit edhe miq të tij kanë rënë pre e këtyre algoritmeve. “Ne ndodhemi në një betejë elektronike. Sot betejat, realisht ndodhin në telefon. Unë kam pasur dëshmi dhe nga miq të mi, të cilët kanë account-et e tyre, qoftë në Instagram, qoftë në TikTok, qoftë në Facebook, të cilët janë shumë private. Pra ata nuk kanë më shumë se 50, 40, 70 ndjekës, shokë të përbashkët në rrjetet e tyre e tyre sociale. Ishte e pamundur që ti mos t’i...