“Do rrisim numrin e ushtarëve”, Vëngu: Buxheti 2026 është i sovranitetit, do rriten pagat
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, u shpreh se buxheti i këtij viti synon rritjen e pagave, rritje e gatishmërisë operacionale dhe garantimin e sovranitetit të vendit, si një vend anëtar i NATO-s. Në një konferencë për mediat, Vëngu theksoi se buxheti në krahasim me një vit më parë është rritur me 12 për qind. Ministri Vengu se fokusi është rritja e investimeve dhe rritja e pagave, duke e kthyer Forcat e Armatosura në një shembull model të shoqërisë. “Armiku modern, nuk vjen vetëm ne tanke, vjen me algoritme, vjen me helm kibernetik. Buxheti 2026, nuk është buxhet rutinë, por është mekanizëm për të zhvilluar industrinë, për të forcuar sovranitetin digjitale dhe për të garantuar Shqipërinë si një vend anëtar i NATO. Është buxhet i sovranitetit....
Burimi:
vizionplus.tv