“Do presim vendimin e Kushtetueses për pezullimin”, Peleshi mbyll çeshtjen “Balluku”, rrëzon kërkesën e PD

“Do presim vendimin e Kushtetueses për pezullimin”, Peleshi mbyll çeshtjen “Balluku”, rrëzon kërkesën e PD

Kuvendi i është përgjigjur zyrtarisht deputetëve të Partisë Demokratike, pas kërkesës së tyre për caktimin e datës së mbledhjes së dytë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, me qëllim shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministers së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në shkresën zyrtare, firmosur nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, thuhet se kërkesa e 5 deputetëve demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandateve nuk pranohet pasi ende nuk është ezauruar koha e nevojshme që i duhet palës mbrojtëse, pra Ballukut, të njihet me aktet dhe dhe provat e paraqitura nga SPAK në Kuvend, dhe të përgatisë mbrojtjen e saj para ligjvënësve. “Kuvendi duhet të presë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese,...