“Do përplasemi me Ramën deri sa të ikë!”/ Lapaj zbulon marrëveshjen me Berishën: I presim në shesh, 24 orë në 24…

“Do përplasemi me Ramën deri sa të ikë!”/ Lapaj zbulon marrëveshjen me Berishën: I presim në shesh, 24 orë në 24…

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” tha se fton të gjitha partitë opozitare, përfshirë atë Demokratike, të vijnë në shesh të protestojnë kundër Edi Ramës. “Ditën që të gjithë zbresin në shesh, kronometri fillon dhe numëron mbrapsht për Edi Ramën dhe qeverinë e tij”, tha Lapaj i ftuar në një studio televizive. Ai zbuloi se shifrat e sotme e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin me këtë forcë politike. “Unë e thashë, Partia Demokratike do jetë në tryezën e organizuar nga Ermal Hasimja. Ne jemi prej 63 ditësh në shesh. I presim aty tani”, shtoi Lapaj. I pyetur nëse përfaqësues së forcës së tij politike do të marrin pjesë në protestën e opozitës, Lapaj u përgjigj: “E kemi thënë që në krye të herës që jemi për protestë...