‘Do ndjekim rrugët ligjore’/ KASH i zhgënjyer nga votimi i projektligjit për shërbimin e jashtëm në komisionet parlamentare, thirrje për tërheqje

‘Do ndjekim rrugët ligjore’/ KASH i zhgënjyer nga votimi i projektligjit për shërbimin e jashtëm në komisionet parlamentare, thirrje për tërheqje

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) është deklaruar lidhur me projektligjin për Shërbimin e Jashtëm, duke shprehur shqetësimin që sugjerimet e paraqitura prej tij ndër vite nuk janë marrë në konsideratë nga qeveria dhe shumica parlamentare. KASH thekson se projektligji po trajtohet pa konsensus dhe rrezikon të thellojë politizimin e shërbimit diplomatik, duke dëmtuar sistemin e karrierës dhe kredibilitetin e diplomacisë shqiptare. Këshilli i bën thirrje qeverisë ta tërheqë projektligjin dhe Presidentit të Republikës të mos e dekretojë në formën e miratuar, duke paralajmëruar se do të ndjekë edhe rrugët institucionale dhe ligjore për mbrojtjen e një shërbimi të jashtëm profesional dhe të depolitizuar. Deklarata e plotë:  Tiranë, 12 shkurt 2026 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ndoqi me vëmendje të veçantë diskutimet e zhvilluara në Komisionin...