‘Dita e teatrit dhe dhuna ndaj trashëgimisë kulturore’, Gazetarja: Barbaria kulturore nuk harron askënd!
Gazetarja Beti Njuma, në një prononcim në rrjetet sociale, shkruan se sot, në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit, është ironike dhe tragjike të kujtojmë shembjen e Teatrit Kombëtar, tempullit më të rëndësishëm të skenës shqiptare. Ajo ndan një foto të shkrepur nga Roland Tasho, në ditën e fundit të qëndresës së godinës, ku shfaqet edhe aktori Romir Zalla, duke rikujtuar momentet e fundit përpara se “barbarët e shembën” ndërsa Teatri kishte ende histori për të treguar. Beti thekson dhunën ndaj trashëgimisë kulturore dhe ironizon mbi lumturinë e atyre që, sipas saj, me padijen, kompleksin e inferioritetit apo babëzinë për para, gëzohen sot me “fotot e bëra me sekserin Veliaj”, duke u bërë vula e vandalizmit për brezat që do të vijnë. Postimi i plotë: Sot qenka...
Burimi:
syri.net