Diskutimet me dyer të mbyllura në Këshillin e PD: U zgjodh Avokati i Popullit, një Sorosit me votat e demokratëve
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike po zhvillohet me dyer të mbyllura, ku demokratët po diskutojnë për çështje të brendshme të partisë dhe organizimin e protestës së paralajmëruar. Sipas informacioneve për mediat, kryetari i PD, Sali Berisha ka sqaruar arsyet e shtyrjes së mbledhjes pas zgjedhjeve të 11 majit, duke e lidhur këtë me nevojën për të verifikuar rregullsitë e procesit elektoral dhe për të mbledhur raportin e OSBE/ODIHR. Ai ka kërkuar që diskutimet të fokusohen kryesisht te organizimi i protestës kombëtare, duke lënë për momentin çështje të tjera në plan të dytë. Megjithatë, disa anëtarë të Këshillit Kombëtar kanë kërkuar që të trajtohen edhe tema të tjera, përfshirë ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me mënyrën e mbledhjes së firmave për Endri Shabanin,...